Policia e Kosovës e ka arrestuar dje shtetasin sirian, si të dyshuar për vrasjen e raportuar ditë më parë në Vërmicë të Prizrenit.Ngjarja e vrasjes në Vërmicë kishte ndodhur më 18 qershor dhe i dyshuari ishte në trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit pasi ishte i plagosur.
“Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.I dyshuari ishte gjetur i plagosur nga një person tjetër që e kishte thirrë Policinë.





