LAJME

Arrestohet personi i kërkuar nga policia, në Prizren

Arrestohet personi i  kërkuar nga policia, në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2024, 16:19

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Me 02.07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari B..Q., 23 vjeçar, mashkull shqiptar kosovar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresat, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor në Prizren.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 2 vite e 10 muaj  burgim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika