Policia e Kosovës njofton se më 02.07.2024, ka arrestuar një person i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Policia, ndaj të dënuarit B.Q, 23 vjeçar, Gjykata kishte lëshuar urdhëresë dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.
“Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata”- thuhet në komunikatë.