Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizimin dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore me 11.02.2025, rreth orës 12:10 min në Prizren kanë arrestuar të kërkuarin M. Q. 23 vjeçar, mashkull kosovar.
Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale ‘posedim i narkotikëve’ dhe ‘dhunë në familje’.





