Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Arrestohet njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në Tregun e Kafshëve

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin.
Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Katër policë lëndohen gjatë arrestimit të 45-vjeçarit që i sulmoi me mjet të mprehtë në Samadraxhë të Suharekës

Totaj kujton intelektualin prizrenas, Xhemil Doda, në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Arrestohet një person në Prizren, i kërkuar për vrasje të rëndë nga viti 2014

