LAJME

Arrestohet një zyrtar për falsifikim dokumentesh, dy të tjerë në arrati

Arrestohet një zyrtar për falsifikim dokumentesh, dy të tjerë në arrati
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2025, 09:05

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e dy të tjerë janë në arrati.

Sipas Policisë, të tre dyshohen se në komunën e Parteshit kanë bërë falsifikim të dokumenteve.

Rasti ka ndodhur në mars të vitit 2020, ndërsa arrestimi u bë të mërkurën, 26 shkurt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika