Më datën 05.02.2022 në orën 21:15, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Jusuf Gervalla’’ në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje.
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Viktima dhe i dyshuari janë hasur ne venin e ngjarës.
Po ashtu Policia ka arritur që të dyshuarin H. H., të moshës 60 vjeçe, m/sh/k, dhe viktimën ti sjellin në Stacionin Policor në Prizren.
Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën.
Arrestohet një person për “Kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Prizren

Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:
•Një pistoletë
Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në njoftim./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

