Në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti në fjalë është lajmëruar në stacionin policor në Prizren ku si pasojë e një mosmarrëveshje një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit i është sekuestruar dhe një pistoletë e llojit XDM 9, dy karikator i armës dhe pesëdhjetë copë fishekë.





