Policia ka njoftuar se të hënën, më datën 22 korrik 2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë në vazhdën e hetimit të një rasti të dhunës në familje në fshatin Duhël, nga i dyshuari N.G. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar) ka konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatën: një pushkë gjysmë automatikë të kalibrit 7.62, një pistoletë e llojit LTD të kalibrit 7.65, dhjetë copë fishek të kalibrit 7.62, tre copë fishek të kalibrit 7.65, një karikator i pistoletës.
Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje në fshatin Duhël të Suharekës

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ‘’Dhunë në familje”./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

