- Reklama -

Arrestohet një person nga Bllaca e Suharekës, pasi  kanosi komshiun me armë zjarri

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, njofton se më datën 13.05.2022 në orën 15:40, ankuesi kishte shkua në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se  tij dhe e kishte  kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua  duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje  kyçje  të pa rregullt në internetin e tije.

- Reklama -

Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar:

  • Një pistoletë
  • Një karikator dhe
  • 10 copë fishek

I dyshuari është sjell në stacionin policor në Suharekë, është  intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte  kanosur  viktimën. Lidhur me këtë rast  është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.Pas ekzaminimit  mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 ore. Rasti po hetohet nga hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort