LAJME

Arrestohet një person në Vërmicë, pasi u kap duke trafikuar tre shtetas pakistanezë

Arrestohet një person në Vërmicë, pasi u kap duke trafikuar tre shtetas pakistanezë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2026, 11:44

Një person është arrestuar pasi ishte zënë duke trafikuar tre shtetas të Pakistanit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Vërmicë të Prizrenit, më 28.07.2026, rreth orës 01:20, kur i dyshuari ishte zënë në flagrancë duke e kryer transportin.

Në raportin e policisë thuhet se të huajt janë duke u trajtuar sipas dispozitave të ligjit për të huajt ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika