Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale të organizimit të skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm dhe detyrimit.
Sipas njoftimit zyrtar, më 11 gusht 2025 është pranuar dëshmia e një ankuesi nga një fshat i Suharekës, i cili ka raportuar se po ndodhet nën presion dhe kanosje nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.
“Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh kishte luajtur lojëra bixhozi me shumën prej rreth 9,000 eurosh, por tani i dyshuari i kërkon një shumë prej afërsisht 21,000 eurosh dhe vazhdimisht e detyron për shlyerjen e borxhit”, thuhet në njoftimin e policisë.





