LAJME

Arrestohet një person në Prizren pasi ia dha armën një 10-vjeçari në një aheng familjar

Arrestohet një person në Prizren pasi ia dha armën një 10-vjeçari në një aheng familjar
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2024, 11:36

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti ia ka dhënë armën një 10-vjeçari I cili më pas ka shtënë në ajër me pistoletë.

Pas veprimeve hetimore, hetuesit kanë identifikuar fëmijën I cili fillimisht është parë në një video-regjistrim.

I dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishekë është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës.

“Me datën 14.08.2024, rreth orës 14:00, është arrestuar një i dyshuar , pasi që i njëjti më datë 07.08.2024 në lagjen Petrova në Prizren , në një gazmend familjar ia ka dhënë armën një fëmijë 10 vjeçar. Në baze të një video-regjistrimi që ka siguruar policia, shihet një djal dhjetëvjeçar duke shtënë në ajër me një pistolete. Pas veprimeve hetimore, hetuesit kane identifikuar fëmijën dhe të dyshimtin që ia ka dhënë armën. I dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishek është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës. Lidhur me të gjitha veprimet është njoftuar dhe konsultuar Prokurori I shtetit. Pasi që arma ishte pa leje adekuate nga organet përgjegjëse , prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës dhe municionit (20 fishek) , ndërsa kundër të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, njofton më tej policia.

May be an image of text

May be an image of text

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika