Të martën është arrestuar një person në rrugën “Ardian Zurnagjiu” në Prizren, pasi që dyshohet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it.
Arrestohet një person në Prizren pas një mosmarrëveshje me zyrtarët e KEDS-it

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mosmarrëveshja ka ndodhur derisa zyrtarët e KEDS-it ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve.
“Rr. Ardian Zurnagjiu, Prizren 18.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

