LAJME

Arrestohet një person në Prizren nën dyshimin për përfshirje në tregti të ndaluar

Arrestohet një person në Prizren nën dyshimin për përfshirje në tregti të ndaluar
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2025, 19:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas një hetimi, kanë arritur të sigurojnë prova se ekziston dyshimi i bazuar se një i dyshuar, në lokalin e tij (kioskë) dhe në depo në Prizren, posedon dhe shet cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

“Sot, më 20.06. 2025 me fillim në ora 08:35, ka filluar implementimi i planit operativ “Luftimi i ekonomisë jo formale”, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK- Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë”, njofton policia.

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

– 318 pako (6365 cope), cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë,

– 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola,

– 19 aparate për cigare elektronike pa banderola,

– 4550gr. shije për shisha, pa banderola,

– 80 copë me mbishkrimin “snus” pa banderola,

– 3000 copë filtra cigaresh, pa banderola.

“Dëshmitë e lartshënuar janë sekuestruar nga njësia e Doganës. Me aktvendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e paraburgimit (48 orë), për të dyshuarin E.T., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’.”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika