Policia e Kosovës dje rreth orës 01:25 pas mesnate ka arrestuar një person në Prizren i cili po lëvizte me motoçikletë pa drita dhe gjate kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një arme e zjarrit.
Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i hetuesisë dhe forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.





