LAJME

Arrestohet një person në Prizren, kishte në veturë një femër të mitur, dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht

Arrestohet një person në Prizren, kishte në veturë një femër të mitur, dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2021, 12:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte në veturë një femër të mitur që dyshohet se është ngacmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur ditën e diel rreth orës 13:30, transmeton Telegrafi.

“Prizren, 07.03.2021 – 13:30. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar një veture të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuar mashkull kosovar dhe në veturë ishte viktima kosovare e mitur për të cilën dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika