Policia e Kosovës ka arrestuar më 03.03.2025 një person të kërkuar për vjedhje të rëndë.
Sipas një njoftim të Policisë, policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të stacionit policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E.M., 50-vjeçar nga Krusha e Vogël.





