LAJME

Arrestohet një person në Prizen pasi që grabiti dhe sulmoi një qytetar

Arrestohet një person në Prizen pasi që grabiti dhe sulmoi një qytetar
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2025, 09:16

Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren, i cili iu afrua me shpejtësi, e rrëzoi për toke, ia grabiti çantën e belit ku kishte një telefon, 20 euro dhe dokumente personale dhe u largua me vrap.

Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore dhe u trajtua nga mjekët.

Ndërkaq, Policia dhe Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor Prizren tha se reaguan me shpejtësi dhe arritën ta identifikojnë dhe rreth orës 20:00 ta arrestojnë të dyshuarin K.M. 24 vjeç.

“I dyshuari pranoi veprën dhe ndihmoi në gjetjen e çantës”, tha policia.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, sendet u sekuestruan dhe iu kthyen viktimës, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika