LAJME

Arrestohet një person i kërkuar nga Policia

Arrestohet një person i kërkuar nga Policia
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2021, 10:00

Policia në Prizren njofton se mbrëmë me datë 15 shtator 2021,rreth orës 23:40 në një pik kontrolli, përderisa policia në Prizren në zbatim të masave anti-Coviod-19, është ndalur personi B K i lindur në vitin 1988, ku gjatë vërtetimit të identitetit të tij i njëjti rezulton pozitivisht në listat e personave të kërkuar.

Është shoqëruar në stacioni policor Prizren , person ky që kërkohej në bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I njëjti dërgohet në vuajtjen e dënimit në kohë zgjatje prej një viti, njofton Policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika