LAJME

Arrestohet një person i kërkuar në fshatin Piranë, dërgohet në burg për 6 muaj

Arrestohet një person i kërkuar në fshatin Piranë, dërgohet në burg për 6 muaj
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2023, 11:06

Policia e Rajonit të Prizrenit me datë  të marten, rreth orës 12:40 pasi që më parë kanë  siguruar informcionet për të dyshuarin , Njësitet Policore të Stacionit Policor Prizren – veri,  kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin  S. SH. (39 vjeçar) nga fshati Piranë, komuna e Prizrenit.

I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ai është arrestuar në shtëpine tij në fshatin Piranë , është arrestuar në baze të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren  .

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prizrenit , ne vuajtje te dënimit në kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë) muajve, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika