LAJME

Arrestohet një person, dyshohet se e hoqi flamurin e Serbisë nga maja e Zveçanit

Arrestohet një person, dyshohet se e hoqi flamurin e Serbisë nga maja e Zveçanit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2023, 17:47

Një person është arrestuar në Mitrovicë për veprën penale “nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

I njëjti dyshohet se e ka hequr flamurin serb nga maja e Zveçanit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.

Elshani tha se i njëjti është liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.

“Atij i është bastisur edhe shtëpia por nuk iu është gjetur arma. Edhe pse në pamje shihet aty kondaku i armës”, tha Elshani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika