LAJME

Arrestohet një person dhe konfiskohen 300 pako me pula të ngrira

Arrestohet një person dhe konfiskohen 300 pako me pula të ngrira
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2021, 17:35

Policia sot e ka ndaluar një furgon nën dyshimin e kontrabandës së mallrave si dhe e ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandë me mallra.

Në njoftimin e PK-së thuhet se në automjet janë gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3, 000 kg dhe 20 shishe (agrile).

“Në konsultim me prokurorin përkatëse, rasti është iniciuar “kontrabandë me mallra”. Malli i konfiskuar së bashku me automjetin bartës (furgonin) i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtutjeshme doganore. Rastin është duke u hetuar nga ana e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika