LAJME

Arrestohet një i mitur në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’

Arrestohet një i mitur në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2025, 20:51

Një person i moshës së mitur i komunitetit goran pasditën e sotme është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash.

Kjo është bërë e ditur për Indeksonline nga Komandanti i Stacionin Policor në Dragash, Shaqir Uka.

‘’Një përson sot është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash, përson i moshës së mitur pasi që i njejti ka pasur të veshur një bluzë me mbishkrimin ‘’Dragash, Kosovo i Metohije’’ dhe një emblemë me flamurin serb’’, ka thënë Shaqir Uka, komandant i Stacionit Policor në Dragash.

Më tutje Uka është shprehur se i njejti pas procedurave është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

I njejti është shoqëruar në Stacion Policor, për shkak  se ka kryer veprën penale ‘’Nxitje e urretjes’’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika