- Reklama -

Arrestohet një i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me burgim efektiv për vjedhje

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i urdhëresave të personave në kërkim – 2025”, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka intensifikuar veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e personave që i janë shmangur vuajtjes së dënimit me burgim.

Sipas policisë, të enjten, më datë 21.08.2025, rreth orës 22:35, pas pranimit të një informacioni operativ, njësia e inteligjencës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për verifikimin e pranisë së një personi në kërkim në një lokal-kafiteri në Prizren.

- Reklama -

“Personi në fjalë, K.T., 26 vjeçar nga Prizreni, ishte nën dy urdhër-arreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, për vuajtjen e dënimit me 3 vite e 25 ditë burgim. Pas konfirmimit të pranisë së tij, njësia patrulluese ka mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 22:46. Gjatë tentativës për ta identifikuar, i dyshuari ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar dhe arrestuar nga zyrtarët policorë. Pas arrestimit, K.T. është shoqëruar në stacionin policor dhe bazuar në aktgjykimet e plotfuqishme, është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin përkatës korrektues”, shkruan në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës thekson në fund se mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sundimit të ligjit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort