LAJME

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në shkollën e fshatit, Lutogllavë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në shkollën e fshatit, Lutogllavë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2024, 13:02

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një shkollë në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.Në njoftimin e Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur të hënën.

“Me datën 01.07.2024, në Stacionit Policor në Prizren-veri është raportuar për një rast vjedhje të rëndë, konkretisht është raportuar se një person i panjohur ka depërtuar në objektin e shkollës në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, dhe nga aty ka vjedhur pajisje elektronike, pronë e shkollës.

Patrulla policore si dhe hetuesit e Sektorit të Hetimeve kanë dal në vend ngjarje dhe pas mbledhjes së disa dëshmive kanë arrit të identifikojnë të dyshuarin”, thuhet në njoftim…

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika