Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “grabitje”.
Sipas policisë, i dyshuari me datë 18.11.2021, dyshohet se e ka kryer veprën penale të grabitjes që ndodhi në Parallovë të Novobërdës.
“Fsh. Parallovë, Novobërdë, 18.11.2021-15:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 30.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Me datë 18 nëntor, vetura e një kompanie sigurimi e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë është grabitur nga persona të armatosur.





