Më, 7 prill 2022, pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit: A. H., ( viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), i cili dyshohet se ka lëshuar katër kartëmonedha të falsifikuar nga 500 euro në biznese të ndryshme në Prizren, në data të ndryshme.
Me 07.04.2022 është zbatuar Urdhëresa e GJ.P.P Prizren për kontrollim të shtëpisë së të dyshuarit në Podujevë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, nuk është gjetur kartëmonedha tjera të falsifikuara, por gjate zbatimit te urdhër-kontrollit, në shtëpi të dyshuarit është gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.02 gram. Për substancat narkotike te gjetura është iniciuar vepra penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’.





