Zyrsa për informim e DRP , njofton se me datën 29.05.2024 rreth orës 13:00, Njësiti i Antidrogës në Prizren, i asistuar nga patrullat e stacionit policor “ Prizren”, gjate kontrollit të veturës “Renault” me targa vendore tek i dyshuari D.L viti lindjes 1993 m/sh/k , ka gjetur një pistoletë TT me një karikator dhe 5 fishke e cila është sekuestruar në cilësinë e provave material nga ana e njësive përkatëse.
I dyshuari shoqërohet në stacionin policor, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar duke pranuar se arma është e tij.






