LAJME

Arrestohet një grua në Suharekë, rrahu të miturën

Arrestohet një grua në Suharekë, rrahu të miturën
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2025, 12:12

Një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.04.2025, në Suharekë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u trajtuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika