LAJME

Arrestohet një grua në Prizren, dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

Arrestohet një grua në Prizren, dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2025, 10:22

Një grua është arrestuar nën dyshimin se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 06:30 në rrugën “William Voker”, në Prizren.

Tutje thuhet se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika