LAJME

Arrestohet një burrë në Suharekë, dyshohet se rrahu dhe kanosi bashkëshorten

Arrestohet një burrë në Suharekë, dyshohet se rrahu dhe kanosi bashkëshorten
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2022, 14:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Suharekë, është arrestuar një person i dyshuar për kanosje dhe  dhunë në familje.  

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Studenqan të kësaj komune.

“Nëpër mes Platformës “ Lajmëro Policinë” policia është informuar se i dyshuari  kanos viktimën gruan e tij  dhe e mban me forcë në shtëpi, ai ia kishte marr kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të shoqes dhe fëmijëve dhe nuk e lejonte që ajo të udhëtonte për në Suedi, ku viktima me familjen e saj jetonte që një kohë, deri para katër muajve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se policia i është përgjigj informacionit dhe rreth orës 16:20 ka shoqëruar për në Stacionin Policor të dyshuarin dhe viktimën së bashku me dy fëmijët e saj.

“Është intervistuar viktima e cila deklaroi se i dyshuari po e fyente me fjale ofendues, po e izolonte dhe po e kanoste “kam me te vra , kam me te mbyt”, sipas viktimës i dyshuari ia kishte marr kartelën e bankës dhe dokumentin e nënshtetësisë se djalit te tyre dhe nuk po e lejonte që të shkoj  në Suedi”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, Policia është konsultuar me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij  është iniciuar rast “Kanosje-Dhunë në familje”, i dyshuari ndalohet për 48 ore, ndërsa viktima dhe fëmijët e saj janë marr në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika