Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot me datën 11.02.2022, nga DKA-ja kishte pranuar një video-incizim ku aty shihej se si një arsimtar përdorte forcën fizike ndaj disa nxënësve në shkollën fillore“Anadollu” në Mamushë.
Hetuesit policorë pas një pune hetimore në terren kanë arritur të identifikojnë mësimdhënësin dhe nxënësit e klasës VI/3 ndaj të cilëve është përdorur forca fizike.
Fëmijët me urdhër të prokurorit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së .





