Është arrestuar një person në Shtime, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.
Policia ka bërë të ditur se burri është i moshës 83 vjeçare.
“Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se, në rr. ‘‘Komandant Kumanova’’ në Shtime është një rast i dhunës në familje”.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 83 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij , me inicialet S.A ( F/K) e moshës 72 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.
Tutje, policia njofton se gruaja ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
“Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje ,me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në komunikatë.