Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, më 23.07.2025, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur të sigurojnë prezencën e F.M., 32 vjeç, nga Prishtina, i cili dyshohet për kryerjen e këtyre vjedhjeve.





