LAJME

Arrestohet një 27-vjeçar për vjedhje të rëndë në Suharekë, ndalohet për 48 orë

Arrestohet një 27-vjeçar për vjedhje të rëndë në Suharekë, ndalohet për 48 orë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2026, 13:52

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” në Suharekë, pas disa ditësh hetime nga hetuesit e Stacionit Policor në këtë komunë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 02:20, në hyrje të një marketi në rrugën “Brigada 123”, ku ankuesi ka raportuar se dy persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kishin marrë 200 euro nga xhepi, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Më 15 qershor, policia ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin R.K., 27 vjeç, nga fshati Tërne i Suharekës. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është rikualifikuar nga “grabitje” në “vjedhje e rëndë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika