Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre.
Për një rast të dhunimit ndaj një të miture kishte raportuar Gazeta Sinjali në tetor të vitit të kaluar.Ngjarja ishte zbuluar pasi vajza 14 vjeçare nga Prizreni, ishte raportua e zhdukur nga familja e saj, e cila dyshonte se vajza ishte dhunuar.Muaj më pas, siç merr vesh Gazeta Sinjali, për rastin është arrestuar i dyshuari.





