Policia e Prizrenit ka njoftuar se më datën 04.12.2024, rreth orës 15:35, ka marrë një informacion nga Qendra e Komunikimeve se një i dyshuar (22 vjeçar, mashkull, shtetas shqiptar) ndodhej në një restorant në qendër të qytetit dhe mbante një mjet të dyshuar, i cili dyshohej të ishte një granatë dore.
Arrestohet një 22-vjeçar në Prizren, dyshohet se mbante granatë dore në xhaketë

Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, si dhe të sigurojë mjetin e dyshuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Hetuesit rajonalë dhe prokurori kujdestar janë informuar për rastin dhe, me urdhër të prokurorit, është iniciuar një hetim. Po ashtu, është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) për ngjarjen.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

