Home LAJME Arrestohet një 21 vjeçar i kërkuar nga gjykata, i gjendet pistoleta me 3 karikatorë dhe një thikë

Arrestohet një 21 vjeçar i kërkuar nga gjykata, i gjendet pistoleta me 3 karikatorë dhe një thikë

0
Arrestohet një 21 vjeçar i kërkuar nga gjykata, i gjendet pistoleta me 3 karikatorë dhe një thikë

Policia Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës-Sekuestrohet një pistoletë dhe një thikë.

Prishtinë, 14 nëntor 2022 – Dje nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Personit të dyshuar:

H.V, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
hetuesit i kanë sekuestruar:

– një pistoletë,
– një thikë
– 3 karikatorë si dhe
– 24 fishekë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, si dhe inicimit të rastit për armëmbajtje pa leje, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit, thuhet në raportin e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here