Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën, më datë 18.08.2025, në kuadër të planit operativ “Urdhëresat 2025”, policët e grupit të task-forcës për këtë plan, pranë Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative–taktike, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar T.F., mashkull nga Prizreni.
Policia njofton se i njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest dhe ishte dënuar me aktvendim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me 10 muaj e 20 ditë burgim efektiv. Ai ishte dënuar për vepra penale që lidhen me narkotikë.





