LAJME

Arrestohet në Prizren një i kërkuar dhe i dënuar me katër vite e 100 ditë burg për vjedhje grabitqare

Arrestohet në Prizren një i kërkuar dhe i dënuar me katër vite e 100 ditë burg për vjedhje grabitqare
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2025, 13:59

Policia në Prizren ka njoftuar se me datën 01.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizojnë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar B.S., 36 vjeçar, mashkull nga fshati Malësi e re , KK Prizren.

I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër (4) vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale Vjedhje dhe Vjedhje Grabitqarë.

I dyshuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika