LAJME

Arrestohet në Prizren 62-vjeçari i kërkuar për vuajtjen e dënimit për mashtrim

Arrestohet në Prizren 62-vjeçari i kërkuar për vuajtjen e dënimit për mashtrim
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2026, 07:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një 62-vjeçar në Prizren, i cili kërkohej nga organet e drejtësisë për vuajtjen e një dënimi me burg për veprën penale “Mashtrim”.

Pas veprimeve operative dhe hetimore të realizuara nga njësiti për ekzekutimin e urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit me inicialet R.Q.

Sipas Policisë, ndaj tij ekzistonte një vendim i formës së prerë i Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy vjet e një muaj burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.

Pas arrestimit, 62-vjeçari fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Autoritetet kanë bërë të ditur se arrestimi është realizuar në kuadër të aktiviteteve të rregullta për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika