LAJME

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për narkotikë

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për narkotikë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2026, 21:23

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për përfshirje në trafikim të drogave narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë. I dyshuari ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Gjermanisë.

Personi i arrestuar dyshohet për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet kompetente do të vazhdojnë me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika