Policia italiane, gjatë disa operacioneve të kontrolleve sistematike në portin e Anconës, të kryera ndaj pasagjerëve dhe mjeteve që vinin nga Shqipëria me anije, e ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili kërkohet nga Kosova për vuajtjen e një dënimi me burgim, raportoi portali Virgilio, duke ndarë njoftimin e policisë lokale.35-vjeçari, Policia tha se ka “precedentë të shumtë penalë” dhe se ndaj tij ka edhe “një urdhër arresti” për ekstradim.
“Vëmendja e Policisë Kufitare Detare të Anconës u tërhoq nga një pasagjer që, me një sjellje të dyshimtë, përpiqej t’i shmangte kontrollet. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar nga policët, i huaji u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli më të thelluar, nga i cili u zbulua statusi i tij ligjor. Kontrolli në sistemin Interforze rezultoi pozitiv, por kërkonte verifikime të mëtejshme hetimore, ndaj policët kontaktuan drejtpërdrejt organin që e kishte futur njoftimin, i cili konfirmoi identitetin e personit të kërkuar me atë të personit të pranishëm në kontrollet e Policisë Kufitare.





