Policia e Kosovës njofton se të enjten, më datë 20.11.2025, stacioni policor në Suharekë ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, në të cilën kërkohej që i dënuari S.S., mashkull, 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc të Suharekës, të lokalizohej dhe të dërgohej për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali në Prishtinë.
Arrestohet në Grejkoc të Suharekës i dënuari me 4 vite burg, dërgohet në vuajtje të dënimit

“I dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Policia e Kosovës, përmes patrullës së stacionit policor në Suharekë, e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kujtim Gashi tërhiqet nga kandidimi për deputet: Nuk po largohem nga angazhimi politik

Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A, përfundon me sukses procesi i sanimit

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në Kosovë

