LAJME

Arrestohet kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi, nën dyshimin për ryshfet

Arrestohet kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi, nën dyshimin për ryshfet
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2021, 18:24

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën, kryeshefin e Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

“Dyshohet për veprën penale ‘marrje e ryshfeti’ në bashkëkryerje me të dyshuarin A.B. Me këto veprime i dyshuari i potencuar dyshohet se kryer veprën penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, thuhet në përgjigjen e Policisë për KOHËN.

Latifi ishte emëruar kryeshef i KPM-së në gusht të vitit 2019.

Të mërkurën, është arrestuar edhe drejtori i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Arben Bilalli, i cili është ndaluar po ashtu me dyshimin për marrje të ryshfetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika