LAJME

Arrestohet kryeshefi i “Eko Regjionit”, dyshohet për keqpërdorim në prokurim publik

Arrestohet kryeshefi i “Eko Regjionit”, dyshohet për keqpërdorim në prokurim publik
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2026, 15:55

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh, kryeshef ekzekutiv në Kompaninë për Mirëmbajtjen e Mbeturinave “Eko Regjioni” në rajonin e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika