Një kontroll rutinor në një nga pikat kufitare të Kosovës ka çuar në ndalimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku zyrtarët policorë kanë realizuar arrestimin e një shtetasi kosovar të kërkuar nga autoritetet e huaja.
“më 8 korrik 2026, rreth orës 00:55, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera policore, kanë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë shtetasin kosovar me inicialet S.U”, thuhet në njoftim.





