LAJME

Arrestohet i kërkuari me urdhër-arrest për disa vjedhje të rënda në Prizren

Arrestohet i kërkuari me urdhër-arrest për disa vjedhje të rënda në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2025, 16:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit nga Drejtoria Rajonale në Prizren, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes.

Sipas Policisë, më datën 18 shtator 2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, konkretisht tek një market, një person i dyshuar kishte tentuar të kryente veprën penale “vjedhje e rëndë”. Siç bëhet e ditur, në vendngjarje Policia ka siguruar prova materiale se i njëjti ka kryer edhe një vjedhje të mëhershme tek i njëjti market.

“Hetimet kanë konstatuar se i njëjti person dyshohet edhe për dy raste tjera të vjedhjeve të kryera më herët në një dyqan tjetër tregtar në Prizren. Pas intervistimit të të dyshuarit E. P. (mashkull), në praninë e avokatit mbrojtës, ai ka pranuar përfshirjen në rastet e mëposhtme:

  • vjedhje – me datën 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
  • vjedhje – me datën 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
  • vjedhje e rëndë në tentativë më datë 18.09.2025 dhe
  • posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur që hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se i dyshuari kishte urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për çka është njoftuar Stacioni Policor Ferizaj për veprimet e mëtutjeshme ligjore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika