Në Prizren është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personit tjetër, sipas Raportit të Policisë së Kosovës.
Viktima është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”- thuhet në Raport.





